Në fillim të tetorit do të definohet saktë çështja e rritjes së kuotave të specialistëve familjarë të cilët ordinancat do t’i transformojnë nga të përgjithshme në specialistike familjare. Për momentin nuk dihet se sa specialistë familjare deri më tash kanë aplikuar për trasnformim të ordinancës.

Për të gjithë mundësia është e hapur, sigurisht do të merr kohë derisa ajo e drejtë formale do të përfundojë në kuadër të ministrisë. Për herë të parë pranohen edhe specializimet e tyre dhe në bazë të tyre edhe lista e shërbimeve të cilën ne për herë të parë e sollëm, sepse ato edhe përskaj kryerjes së specializimeve të tyre ata punonin si mjek të përgjithshëm. Ata do të hynë në numrin e përgjithshëm të mjekëve të cilëve do tu rritet kuota, d.m.th. të gjithë do të kenë benefit prej kësaj që nga fillimi i tetorit -deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Me transformimin e ordinancave nga të përgjithshme në specialistike familjare, mjekët do të mund të kryejnë rreth 90 shërbime të ndryshme shëndetësore ndër të cilat edhe vazhdimin e terapisë kronike të cilin deri më tash patjetër ka qenë të merret nga mjeku specialist. Transformimi i ordinancave është kërkesë e kamotshme e shoqatave të ndryshme të mjekëve. Numri i specialistëve të mjekësisë familjare në gjithë territorin e vendit është rreth 400.

Vjollca Aliti

Loading...

Shpërndaj me

Loading...