Matjet e Entit shtetëror të statistikave bënë bashkë ekipin ekonomik të Qeverisë dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Pasi shifrat treguan ulje të papunësisë dhe rritje të Prodhimit Bruto Vendor, zyrtarët më të lartë qeveritarë thanë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti norma e rritjes është 4.1 për qind.

Është kënaqësi të njoftoj sot se rritja e prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e parë arriti në 4.1 për qind, që është shuma më e lartë tremujore në dy vitet e fundit. Matematikisht saktë, ka një ndryshim. Ndryshimi prej para dy vjetësh është 4.1 për qind. Presim që ndryshimi të rritet, sepse në tremujorin e dytë norma e rritjes së Prodhimit Bruto Vendor në vitin 2017 ishte minus 1.8 për qind. Me këtë ndryshim, bien në ujë pohimet nebuloze të VMRO-DPMNE-së se nuk ka prosperitet në ekonomi – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Qeveria gjithashtu paraqiti edhe shifrat për rënien e papunësisë, e cila në tre muajt e parë të këtij viti është 17.8%. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rënie prej 3.8%. Në fund të vitit 2018, shkalla e papunësisë ishte 19.4%. Sipas statistikave, në tre muajt e parë të këtij viti, të papunë janë 171.329 persona. Krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar sistemi regjistron plus 41 mijë të punësuar. Ulja e papunësisë për zëvendëskryeministrin Koço Angjushev është për shkak të politikave ekonomike të qeverisë dhe rritjes së investimeve të huaja.

Prej momentit që kjo kur u formua Qeveri, 49.522 punonjës janë të punësuar ose shkalla e papunësisë prej 22.6% në tremujorin e dytë të 2017-ës në tremujorin e parë të 2019-së është 17.8% ose një rënie absolute e papunësi prej 4.8 ose, e përsëris janë 49.522 të punësuar – tha Koço Angjushev – zv/kryeministër për ekonomi.

Zaev nuk pranoi të përgjigjet se sa do të shënojë rritje ekonomike vendi në fund të vitit, megjithëse paraprakisht theksonte se viti 2019 do të jetë një vit ekonomik që duhet të sjellë rritje deri në 4%. Viti i kaluar kaloi me një rritje ekonomike prej vetëm 2.7%.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...