Numri i viktimave nga një sëmundje misterioze e mushkërive lidhur me cigaret elektronike, është rritur në 37 në SHBA, deklaroi sot Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia shëndetësore e SHBA-së, që ka mbledhur informacione mbi dëmtimin e mushkërive nga 49 shtete, theksoi se tani ka 1,888 raste të kësaj sëmundjeje në të gjithë SHBA-në, gati 300 më shumë se një javë më parë.

37 viktimat u konfirmuan në 24 shtete, ku mosha e tyre varionte nga 17 në 75 vjeç.

Megjithëse CDC nuk e di arsyen e qartë të dëmtimeve të mushkërive, deklaroi se e përbashkëta e të gjithat rasteve është që pacientët raportojnë përdorimin e produkteve të cigareve elektronike.

Nuk ka pasur të dhëna për lëndimë të tilla në Europë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...