Raporti i fundit gjysmë-vjeçar nga “Exor”, ndërmarrja që mban 63.77% të klubit, nxjerr në dritë llogaritë e bardhezinjve, të rënduara ndjeshëm nga blerja e portugezit. Borxhet financiare neto arritën në 464 milion, me një rritje prej 154 milionë në vetëm një vit. Kapitali i aksionarëve kaloi nga 72 në 32 milionë euro dhe bilanci i bardhezinjve do të mbyllet me një deficit prej rreth 40 milionë eurosh. Triumfi me çdo kusht në Ligën e Kampionëve, do të frenojë një borxh neto në rritje të vazhdueshme në tre vitet e fundit, me borxhet e kampionëve italianë që janë 14.5 herë më të larta se vlera neto e klubit.

Rezultati i Champions League, do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin ekonomik për periudhën 2019-2020, i cili aktualisht pritet të mbyllet me humbje,” shpjegoi “Exor” në raportin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...