Pothuajse 45 mijë persona, ose nëntë për qind e punonjësve të sektorit privat, morën paga më të lartë në nëntor. Ky është rezultat i Ligjit për Subvencionimin e Kontributeve, thotë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska. Punëdhënësit me këtë masë janë të liruar nga pagesa e kontributeve nëse ua kanë rritur pagat punëtorëve të tyre nga gjashtëqind në gjashtë mijë denarë.

Dy miliardë e katërqind milion denarë janë ndarë në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të paguar kontribute si për fondet ashtu edhe për Agjencinë e Punësimit. Ne presim që të arrijmë projeksionin 20% dhe nëse e tejkalojmë jemi gati të ndajmë fondet – deklaroi Mila Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

DAP për momentin nuk kishte asnjë informacion, se cila pagë ishte rritur më shumë, ajo minimale apo ajo mesatare. Rritja mesatare e pagave, për ata punonjës që morën pagë të rritur në nëntor ishte 4100 denarë.

Llogaritja e shumës së subvencionit të kontributit, përkatësisht përcaktimi i shumës së rritjes së kontributeve, si dhe ulja e shumës së pagesës, bëhet përmes një procedure plotësisht të automatizuar – u shpreh Sanja Lukarevska, drejtore e DAP-it.

Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se masa është e mirë, por ekziston një pjesë e mirë e pronarëve të bizneseve, që besojnë se nëse aplikojnë për masën do të mashtrohen nga shteti. Autoritetet konfirmuan, se ka ende pronarë, që pas pagesës së pagave, nga punëtorët kërkojnë të kthejnë një pjesë të parave të fituara.

Duhet të jetë i çmendur ndonjë punëdhënës ta rrisë pagën, për të cilën nuk ka obligim të paguaj kontribute ndërsa atë pagë e jep në të zezë. Nxjerrja e parave në të zezë nuk është vetëm shkelje e Ligjit për marrëdhënie pune, por shkelen edhe shumë ligje tatimore, nuk paguhet TVSH-ja dhe tatimi personal. Këto dukuri duhet t’i sjellim në minimum – u shpreh Angell Dimitrov- kryetar i Organizatës së punëdhënësve.

Përllogaritja e fundit të statistikës shtetërore është që në tetor paga mesatare neto ka qenë 25.700 denarë. Premtimi parazgjedhor i pushtetit ishte që në fund të mandatit të tyre mesatarisht punonjësit në vend do të marrin nga 500 euro në muaj. Një pjesë e mirë e ekspertëve dhe opozita edhe më tej janë skeptikë për këtë çështje, me arsyetimin që ekonomia nuk mund ta duroj rritjen artificiale të pagave.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...