Rreth 20 mijë punonjës në administratën shtetërore deri në mbarim të këtij viti do marrin regres vjetor ose K-15. Edhe pse Qeveria vazhdimisht thoshte se administrata është e stërmbushur dhe se duhet të reformohet, zëvendëskryeministrja e ekonomisë, Milla Carovska nuk sheh asgjë kontestuese që ata të marrin K-15. Sipas saj kjo do jetë motiv administratorët të jenë më produktiv.

Vlerësoj se nuk duhet të devalvojmë asnjë punëtorë ne vend pasi kemi potencial të vogël njerëzish që duhet të shfrytëzohen për zhvillimin e shtetit. Si zëvendëskryeministre vazhdimisht do angazhohem në mbështetje të punëtorëve që janë produktiv dhe të sigurojmë mundësi të gjitha rrogat në vend të rriten- deklaroi Milla Carovska, zëvendëskryeministre e ekonomisë.

Për ekspertët ekonomik ky vendim është i pranueshëm vetëm nëse më parë do të bëheshin reforma për efikasitetin e administratës.

Shumë më pak flasim për atë se sa është efikase administrata publike dhe si mund ta lidhim këtë me performimet e administratës publike. Gjithë kohën flasim për stërngarkim në sektorë të caktuar, flasim se një pjesë e tyre duhet të kalojnë në sektorin privat, por megjithatë ne i rrisim rrogat dhe përgjegjësitë dhe obligimet e tyre. Kështu vështirë se do nxisim dikë të largohet- tha Borçe Trenevski, profesor universitar.

Pagesa e K-15 për punonjësit e administratës nuk do ndikojë negativisht në arkën e shtetit, pohojnë nga Ministria e financave.

Lidhur me efektet fiskale, ato përafërsisht janë 200 milionë denarë, pra shuma e përgjithshme, lidhur me mjetet, shfrytëzuesit e buxhetit në buxhetet e tyre në kuadër të kufijve të tyre do duhet t’i përcaktojnë dhe t’i sigurojnë këto mjete- pohoi Nina Angellovska, ministre e financave.

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e regresit vjetor do të jetë për të punësuarit në Prokurorinë publike, burgje, të punësuarit në fonde, avokaturën shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Kjo shkaktoi revoltë tek të punësuarit tjerë në institucionet shtetërore. Sindikata e arsimit SASHK-u si dhe Konfederata e sindikatave të lira këtë vendim e quajtën mashtrim parazgjedhor dhe diskriminim. Edhe ata kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshje kolektive ku të drejtë për K-15 do kenë edhe të gjithë punonjësit tjerë në institucionet shtetërore.

Andrea Çobanova

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...