Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, është një ndër futbollistët më të kritikuar në Premier League dhe tifozët e Arsenalit shpeshherë i kanë dalë kundër mbrojtësit kampion bote me Gjermaninë.

27 vjeçari duket se është shumë pranë largimit nga “Topçinjtë” dhe pavarësisht të gjitha gjërave që janë bërë dhe thënë kundër tij, vazhdon të tregojë një profesionalizëm për t’u admiruar. Mustafi ka arritur shumë në karrierën e tij, me kulmin që është padiskutim shpallja kampion bote në 2014-ën me Gjermaninë. Për ecurinë e tij deri më tani, Mustafi ka vetëm një njeri për të falënderuar, dhe ajo është partnerja e tij, Vjosa Kaba.

“Gruaja ime më ka thënë një gjë që më ka ndihmuar tepër në karrierën time: “Ti duhet të kujtosh gjithmonë nga ke ardhur dhe çfarë ke arritur, pasi nuk ishte thjesht fat. Ke punuar shumë, ke marrë shumë vendime të vështira, ke derdhur shumë djersë që të arrish këtu ku je”. Këto fjalë, nuk do t’i harroj kurrë”, tha Mustafi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...