Odise Roshi u kthye në hero te Shqipëria, duke shënuar një gol kundër Islandës. Në festën e tij, Roshi bëri simbolin e heshtjes dhe në një prononcim për “RTSH”, tha se dedikimi ishte për ata që nuk marrin vesh nga futbolli por gjithsesi kritikojnë.

Jam shumë i gëzuar për golin dhe fitoren. Duhet të bënim paraqitje të mirë në Francë, por luajtëm kundër Kampionëve por nuk bëmë paraqitje të mirë dhe thashë që duhet të shohim para dhe synim kishim të rrihnim Islandën. Kemi luajtur 4 herë dhe na kanë marrë 9 pikë. Ishte ndeshje e madhe sepse bënë paraqitje të mirë dhe duhet të shohim para. Kryeministri erdhi dhe na uroi suksese dhe tha se do të fitojmë ndeshjen. Fjala e tij doli dhe fituam”, tha Roshi. (vipsport)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...