Kampionati Eliteserien, në Norvegji, në javën e 30-të dhe të fundit, përpara se dimri i ashpër të nisë dhe të mbyllë futbollin, ka dhuruar emocione dhe befasi. Humbet një protagonist i madh, Tromso! Skuadra në fjalë ka rënë zyrtarisht nga kategoria për shkak të diferencës së golave. Largohet edhe Ranheim, që u mund 3-2 nga Rosenborg, e cila kualifikohet me shumë fat në Ligën Europa, duke parakaluar skuadrën Odd Grenland, që u mund nga Haugesund. Skuadra e Lillestromit do të luajë Play Out në tentativë për të mbijetuar, përballë Start. Sakaq, kampioni ishte shpallur me kohë, për një kampionat më vete: Molde (68 pikë në 30 ndeshje). Në Europa League edhe Bodo-Glimt, si vendi i dytë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...