Skuadra i Milanit dhe Juventusit u ndan në barazim 1-1 në përballjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Italisë, të zhvilluar në stadiumin “San Siro”, që sonte  vendosi rekord të ri përsa i përket numrit të spektatorëve në një sfidë të Kupës së Italisë. Pas pjesës së parë pa gola, ishte Rebiç që ndryshoi shifrat në këtë përballje , në minutën e 62-të. Ndërsa 10 minuta më vonë, Milani mbetet pa një futbollist në fushë , për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Teo Herandezit. Mirëpo në minutat e fundit të takimit , Ronaldo godet me roveshatë, ndërsa topi prek në dorë një futbollist të mbrojtjes së Milanit. Arbitri tregoi në pikën e bardhë, ndërsa Ronaldo nuk gabon për të barazuar shufrat në 1-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 mars në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...