Kristiano Ronaldo ndër vite ka ndërtuar një imazh pothuajse të përsosur: një njeri i pashëm, një lojtar fitues, shumë trofe të grumbulluar, një familje për t’u pasur zili, me plot fëmijë. Ne nuk e kemi parë ndonjëherë me lot në sy atë, por kur flet për babanë (i cili vdiq në vitin 2005), ylli portugez “rrëzohet pa frena”…

Kampioni i Juventusit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Good Morning Britain”, e cila do të transmetohet e plotë vetëm të martën në mëngjes. Sidoqoftë, u reklamua një fragment i saj.

“Trishtimi më i madh për mua është kur mendoj se babai kurrë nuk e pa atë që u bëra. Unë u bëra numri një dhe babai nuk di asgjë. Ai kurrë nuk më pa të merrja çmime. Pjesa tjetër e të njohurve e mi i pa të gjitha; nëna ime, vëllezërit e mi, madje edhe djali im më i madh. Ai, asgjë…”

Kam pritur që intervista të ishte argëtuese, por nuk e mendoja të qaj. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam parë këto pamje. Nuk e di ku i keni marrë. Më duhet t’ia tregoj familjes sime këto pamje. Vërtet nuk e njoh babanë tim 100 për qind. Ai ishte një person i alkoolizuar. Asnjëherë nuk kam biseduar me të, nuk munda të zhvilloja një bisede normale. Ishte e vështirë”, ka thënë Ronaldo në këtë intervistë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...