Kristiano Ronaldo është i detyruar të paraqitet në gjykatë për akuza për përdhunim nga Kathrin Majorga, që sipas akuzueses ka ndodhur para 10 vitesh në një hotel në Las Vegas. Deri tani çështja kishte ngecur tek gjetja e adresës së sulmuesit portugez, pasi sipas medieve adresa e saktë e tij mbahet në fshehtësi. Gjithsesi “Mirror” shkruan se avokatët e palës akuzuese kanë arritur të gjejnë adresën e saktë të 34-vjeçarit dhe në drejtim të tij do të dërgohet brenda pak javësh një fletëthirrje për t’u paraqitur në gjykatë. Mayorga e akuzon Ronaldon se e ka përdhunuar në një hotel, teksa deri në dhomë ka shkuar me vullnetin e saj dhe më pas futbollisti e ka paguar rreth 320 mijë euro, që ajo të heshtë. Në muajin e ardhshëm priten zhvillime nga kjo çështje që po gjykohet në SHBA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...