Kristiano Ronaldo kërkon një ekspert të Ligës së Kampioneve si Karlo Ançeloti për të thyer mallkimin e Juventusit në këtë turne. Ky është lajmi që vjen nga Italia, ku gazetari i njohur Mauricio Pistoki, pretendon se nuk është thjesht një thashethem, por një insistim i lojtarit para drejtuesve. Sipas tij, eliminimi përballë Ajaksit ka bërë që portugezi të kërkojë që skuadrën ta marrë një prej emrave më të njohur, ai që arriti të thyente edhe mallkimin disavjeçar të Real Madrid. Ronaldo ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, por duket qartësisht se kërkon më shumë nga klubi dhe pas listës me dëshirat e merkatos, duket se kërkon të ketë një rol qendror edhe sa i përket trajnerit që do ta drejtojë ekipin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...