Elena Di Martino është tifoze e Juventusit, e cila ishte e pranishme në “Allianz Arena” të hënën mbrëma për ta parë ndeshjen mes skuadrës së zemrës , Juventusit dhe Chievos.

Por, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për të, sepse nuk pati një natë që mund ta kishte pritur. Gjatë ngrohjes para ndeshjes, Cristiano Ronaldo e goditi atë me top në hundë aksidentalisht. Rezultati: hunda e thyer.

Ajo u trajtua me urgjencë nga stafi mjekësor i Juves në stadium dhe më vonë e postoi një mesazh në rrjetet sociale.

“Të marrësh goditje në fytyrë nga një top i hedhur nga Cristiano Ronaldo nuk është gjë e zakonshme. Faleminderit miqve të mi në Curva për përkrahjen. Meqë ra fjala, tani e pres një darkë”, shkroi ajo në Facebook.

Elena foli për këtë edhe për Corriere dell Sera: “Ai duhet të më dërgoj në darkë”.

Loading...

Shpërndaj me