Kristiano Ronaldo është një futbollist i cili dihet se nuk e ka shumë dëshirë stolin dhe do të luajë gjithmonë, sidomos kur bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve që është turneu i tij i preferuar dhe ku është mbreti i golave. Ndaj futbollit portugez nuk ishte shumë i kënaqur kur 10 minuta para fundit, trajneri Mauricio Sarri e ktheu në stol në ndeshjen ndaj Lokomotiv Moskës, duke hedhur në fushë Dibala. Ronaldo doli duke turfulluar, ndërsa nuk i dha dorën trajnerit siç ndodh zakonisht. Ai i tha disa fjalë Sarrit dhe u ul i mërzitur në pankinë, duke lënë të kuptohej se nuk ndante të njëjtin mendim me trajnerin. Ky  fundit, pas ndeshjes normalisht që nuk mund të evitonte pyetjet për këtë situatë të krijuar me futbollistn.

“Ai ishte i mërzitur sepse nuk ndjehej shumë mirë fizikisht. Prej disa ditësh ka ndjerë një shqetësim të vogël në gju. Unë preferova ta largoj nga fusha për të evituar probleme”, shpjegoi Sarri para gazetarëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...