Juventus e ka mbyllur grupin e Champions League me fitore dhe në krye. Cristiano Ronaldo ka komentuar për UEFA.com fitoren 2-0 të marrë nga bardhezinjtë në fushën e Bayer Leverkusen falë golit të tij dhe Higuain.

“Kemi bërë një tjetër ndeshje të madhe në Champions League. Kompeticioni im. Adhuroj t’i luaj këto ndeshje, por gjëja më e rëndësishme është se ka fituar skuadra. Kemi luajtur një pjesë të dytë shumë të mirë, jemi të lumtur për vendin e pare. Në lidhje me shortin: “Shikojmë përpara me siguri, i respektojmë të gjitha skuadrat. Të shohim se çfarë do të thotë shorti. Dybala dhe Higuain? Argëtohemi shumë, kuptohem mirë si me Dybala, ashtu edhe me Higuain. Më pëlqen të luaj me të dy, më pas i takon trajnerit të vendosë,” tha mes tjerash Ronaldo.

Portugezi mund të përballet me Real-in në 1/8 e finales.

“Real është një skuadër e jashtëzakonshme, do të preferoja të përballeshim me ata më vonë. Në finale? Do të firmosja për t’u përballur me ata në finale”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...