Lajme interesante, edhe pse jozyrtare, vijnë nga Kristiano Ronaldo. Flitet për një dasmë në fshehtësi të fenomenit të Juventusit. Zbulimi vjen nga revista “Novella 2000”, e cila bazohet në disa fakte kuriozë, kur e shkruan këtë gjë. Duke u nisur nga lokacioni. Me sa duket, CR7 dhe Georgina Rodriguez i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në Marok, në një ceremoni larg paparacëve e mediave. Sidoqoftë, lajmet “filtrohen” në kësi rastesh. Pas zërave të përsëritur, që datojnë një vit më parë për një martesë të mundshme të afërt të çiftit të njohur, duket se ka ndodhur një kthesë e papritur. Por, pse e gjitha kjo në intimitet të plotë? Për dasmën e fshehtë të pretenduar të Ronaldos nuk kanë dijeni në Itali, madje as në Spanjë. Ndoshta edhe në Portugali. Çifti thuhet se ka zgjedhur Marokun për t’u martuar. Shtysë e madhe e këtij vendimi duket të jetë nëna e Kristiano, Dolores Aveiro. Ekstremisht xheloze për djalin e saj, ajo do ta mirëpriste me gëzim martesën midis CR7 dhe Georgina. Jo vetëm kaq. e sa duket, portugezi është bindur plotësisht për njeriun që ka në krah, tani që e njeh më mirë gruan e tij, e cila tashmë është edhe nëna biologjike e vajzës së përbashkët, Alana Martina. Për ta bërë të besueshëm lajmin, i cili mbetet për t’u konfirmuar nga dy personazhet e njohura, do të shërbenin fjalët e një personi shumë afër çiftit.

“Unë e kisha kuptuar gjithçka që nga 29 gushti i kaluar. Atë ditë, Kristiano shkoi në Madeira me avokatët e tij dhe dëshmoi vullnetin për t’u martuar me Georgina. Para këtij momenti, të gjitha pasuritë e tij do të menaxhoheshin nga nëna e tij, në rast të ndarjes nga jeta e kampionit të Juventusit, ndërsa atë ditë ai ndryshoi disa gjëra në testament, duke përfshirë Georgina si trashëgimtare,” ka thënë mes tjerash personi I afërt me çiftin e mirënjohur për “Novella 2000”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...