Një lajm i çmendur vjen nga Malta. Legjenda braziliane, Ronaldinjo, ka lënë futbollin që në vitin 2015 kur shkëputi marrëveshjen me klubin e Flumineses, por tani skuadra malteze Birkirkara synon ta kthejë në fushë. “L-Argument”, një kanal i dedikuar për sportin në Maltë, ka hedhur hipotezën e bujshme dhe referuar të njëjtit burim situata nuk është thjeshtë në ajër. Palët kanë nisur kontaktet dhe rikthimi i Ronaldinjos në fushën e blertë, nuk është më utopi. Braziliani 39-vjeçar vështirë të pranojë diçka të tillë, por dashuria e madhe për sportin mund të bëjë që të luajë sërish. Ish-lojtari i Milan-it, PSZH-së, Barcelonës, apo dhe kombëtares braziliane mund të ishte një marketing shumë i mirë për futbollin maltez dhe klubin e Birkirkarës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...