Kampioni aktual evropian Real Madrid, Juventus, Liverpool dhe Manchester City tani më kanë siguruar kualifikimin në 1/4 e Ligës së Kampionëve dhe këtë mesjavë do mësojmë emrat edhe të katër skuadrave të cilat do vazhdojnë garat e tyre evropiane.

Sot në mbrëmje do të përballen Roma -Shahtjor (ndeshja e parë 1-2), si dhe Manchester United – Sevilla (0-0), ndërsa e mërkura është rezervuar për ndeshjet Beshiktash – Bayern Munich (0-5) si dhe Barcelona Chelsea (1-1).

Roma pasi në ndeshjen e parë në Harkiv pësoi disfatë në terren të saj do orvatet të sigurojë çerekfinalen e saj të parë pas asaj të vitit 2008.

Do na nevojitet përkrahja e tifozëve. Na mjafton një fitore 1:0, por nuk do jetë e lehtë,” ka thënë trajneri i Romës Eusebio di Francesco

Në sezonin 2010/11, skuadra ukrainase Shahtjor Donjeck po në këtë fazë të garave e kishte eliminuar Romën. Ukrainasin kishin fituar me rezultatin e përgjithshëm 6-2. në ndeshjen e parë në Romë, ukrainasin kishin triumfuar me 3-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit iu gëzuan fitores me 3:0. Roma në këtë ndeshje futet pas fitores ndaj Torinos.

Futbollistët ndjenin një presion, pasi për një kohë të gjatë në Olimpiko, nuk kishim shënuan fitore. Fitorja kundër Torinos, dëshmon se i kemi kaluar disa pengesa. Kundër Shahtjor do të duhet të luajmë shumë më mirë.,” ka shtuar Di Francesco.

Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes në Old Trafford, do të përballen Manchester United Sevilla. Në ndeshjen e parë Sevilla, ishte më e mirë por ndeshja u mbyll pa gola.

Skuadra spanjolle është në kërkim të kualifikimit të parë në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

Do të jetë kjo ndeshje për jetë apo vdekje. Pas kësaj ndeshje nuk pa përmirësime,” ka thënë Jose Mourinho, duke shtuar: “Kundër Liverpool luajtëm mirë, megjithatë po që se kalojmë Sevilla ajo nuk do jetë e rëndësishme. I tillë është futbolli modern, çdo tre ditë keni nga një provim.”, ka përfunduar Mourinho.

Shpërndaj me