Pasurimi i përditshëm i uraniumit në Iran është sot superior ndaj atij para nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e braktisur në mënyrë të njëanshme nga SHBA dhe tani edhe nga Europa, deklaroi presidenti iranian Hassan Rohan.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë ndodh në programin bërthamor iranian. Teherani mendon se do të ketë armë bërthamore por unë e them përsëri: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të marrë këto armë”, deklaroi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Inteligjenca ushtarake izraelite sot ka vlerësuar se Irani do të jetë në gjendje të arrijë sa duhet uranium për prodhimin e një bombe bërthamore brenda këtij viti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...