Më shumë se 30 vjet pas përballjes epike mes Rocky Balboa e Ivan Drago, në “Rocky IV” (1985), një video e përfshirë në përmbajtjet ekstra të “Creed II” (2018) tregon dy protagonistët të ulur në karrige duke komentuar ndeshjen.

“Nuk dukemi dhe aq të moshuar”, -thonë me shaka Sylvester Stallone e Dolph Lundgren në fillim të klipit, për të vijuar më pas me disa detaje të prapaskenave.

“Ishte një ndeshje e frikshme dhe e egër”, -tha Stallone, duke iu referuar rrëzimit në tokë prej një të djathte të hekurt të Drago/Lundgren.

Rivali i tij në ring tha: “Isha kampion karateje në atë kohë, isha 10 vjet më i ri se ty dhe isha i lodhur”, duke deklaruar kështu admirimin për rezistencën e Rocky/Stallone.

Ndërsa për një tjetër goditje të marrë, Stallone tha: “Nuk do ta harroj kurrë atë skenë. E ndjeva gjuajtjen në të gjithë trupin, si të më kishte goditur një rrufe”./tch

Loading...

Shpërndaj me