Invazion i transformuesve në Ukrainë. Këto robotë gjigant i njohim që nga fëmijëria. Atëherë i shikonim nëpër filmat vizatimorë me përmbajtje futuristike ndërsa sot shëtitin nëpër rrugët e Ukrainës. Nuk vijnë nga ndonjë planet tjetër, por janë të krijuar nga punëtoria e çiftit bashkëshortor Ohol. Veshja e tyre është e përpunuar nga goma, plastika dhe metali ndërsa peshon 15 kilogram. Për ta provuar, duhet t’i nënshtroheni trajnimit të posaçëm, pasi siç thonë shpikësit, gjetja e baraspeshës është sikur kur mësoni të vozisni biçikletë.

Që të përpunohen këto kostume nevojitet kohë, më saktë prej tre deri në katër muaj. Fatmirësisht kemi përvojë në këtë punë, kështu që mund t’u kushtojmë vëmendje hollësirave – deklalroi Pavlo Ohol, inxhinier i elektronikës.

Idenë e kisha që në fëmijëri dhe e ruaja në vete, me shpresë që një ditë do ta realizoj. Kjo filloi të ndodh teksa punoja në Institutin për inteligjencë artificiale – tha Ana Ohol, programuese.

Projekti i suksesshëm i këtyre dy ekspertëve të elektronikës duket se për kohë të shkurtër do ta përshkojë botën. Deri më tani, kompania e tyre ka krijuar 85 uniforma, por punon edhe në modele të reja të cilat së shpejti pritet të promovohen në disa ekspozita në SHBA dhe Katar.

Petar Bllazhevski

Loading...

Shpërndaj me