Numër i madh sfidave po zhvillohet për të krijuar robotë sa më të vegjës të cilët do të mundin të kryejnë funksionimin e trupit të njeriut përbrenda, ndërsa problemi më i madh është çështja e rrymës përshkak se dimensionet e vogla nuk mundësojnë vendosjen e baterive.

Ekspertët e “Georgia Tech” kanë zhigjur këtë problem – “bristle bots” robotë të vegjël e fitojnë energjinë nga vibrimet të cilat vijnë nga burime të ndryshme, nga ultra-valët deri tek altoparlantë të zëshëm që mund të gjenden në afërsi.

Një robot të tillë miniaturë peshon pothuajse vetëm 5 miligram dhe mund të lëvizë me shpejtësi 8 milimetra në sekondë. Lëvizja mundësohet duke falënderuar disa komponentëve që mund të integrohen në trupin e robotit të krijuar nga një printer 3D.

Gjithsesi, theksohet se robotët nuk janë të përdorueshëm për momentin dhe ende po kryhen testimet pasi që i njëjti mund të lëvizë vetëm në një kahje edhe atë vetëm drejtë.

Mirëpo, kreatorët shpresojnë se teknologjia do të përparojë që në të ardhmen të funksionojnë në trupin e njeriut dhe të eliminohen problemet shëndetësore përbrenda vetëm duke përdorur këta robotë të vegjël, ata kanë theksuar se ky lloj mjekimi do të ndryshojë të ardhmen e medicinës./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...