Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në media kohët e fundit.

Ata i dhanë fund martesës disavjeçare dhe lajmin e bëri të ditur vetë Roberti nëpërmjet një postimi në Instagram.

Menjëherë pas lajmit të ndarjes, Nora udhëtoi së bashku me vogëlushen e saj, Renee dhe të ëmën për të kaluar disa ditë pushimi dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Roberti.

Ai ka zgjedhur bregdetin turk për të kaluar disa ditë pushime dhe nuk është vetëm.

Jozyrtarisht mësohet se pranë tij është një vajzë, e cila është e dashura e re e këngëtarit.

Sipas “Blic” mësohet se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York.

Vajza në fjalë është nga Shqipëria, saktësisht nga qyteti i Burrelit.

Madje, Kadiu ka publikuar një fotografi në InstaStory pikërisht nga vendi ku po qëndron në Turqi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...