Ditën e sotme, këngëtari Robert Berisha duket është bërë nostalgjik për vitet e kaluara dhe ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto të veçanta. Këngëtari ka vendosur t’i tregojë fansave si dukej në moshë të vogël dhe ka publikuar foto të cilat nuk i kishim parë më herët.

Roberti shfaqet në poza para viteve 2000 dhe dukej një vogëlush tepër i ëmbël, të cilit vajza e tij Renee i ka marrë shumë tipare.

Përveç fotove ku është bebush, këngëtari na ka treguar edhe disa poza kur ishte një adoleshent simpatik, i cili ka ruajtur të njëjtat tipare që prej fëmijërisë.

Së fundmi, emri i Robertit është lakuar gjatë në media për ndarjen e bujshme nga Nora Istrefi dhe marrëdhënien me modelen Jessica Kadiu, për të cilën ende nuk ka preferuar të flasë publikisht. Rikujtojmë se ishte Jessica ajo që bëri deklaratën e bujshme duke pranuar lidhjen me Robertin, të cilin ai e kishte mohuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...