Rrallë herë shohim prindër të divorvuar që bëhen bashkë për festa të ndryshme apo pushime për të kënaqur fëmijët e tyre. Mirëpo ka disa ish-çifte të shoëbizit shqiptar që na kanë vërtetuar të kundërtën.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha pavarësisht gjithçkaje që ndodhi mes tyre, kanë vendosur të krijojnë një atmosferë të ngrohtë për vajzën e tyre Renne duke qënë të pranishëm në çdo hap të sajin edhe pse se nuk jetojnë më në një shtëpi të gjithë bashkë.

Familjarisht ata kanë vendosur të shkojnë për pushime në një vend malor, aty ku duket se po mësojnë të voglën e tyre me sportin e skijimit.

Falë postimeve të Robertit dhe Norës në “story” kemi arritur të shohim se Reene po ia kalon më së miri pranë dy prindërve të saj.

Familja vjen mbi të gjitha e sidomos nëse në mes është një fëmijë që sigurisht ka nevojë për vëmendjen dhe dashurinë e të dy prindërve. Nora dhe Roberti po ia dalin më së miri të bashkëprindërojnë edhe pas ndarjes./Neës31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...