Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar.

Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.

Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo.

Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, dhe tani, gjërat mes tyre mund të kenë avancuar më shumë!

Kjo pasi modelja ka udhëtuar në New York, SHBA, aty ku ndodhet edhe këngëtari dhe kjo na tregon se dyshja mund të jetë bashkë.

Mjafton të shohësh postimet e tyre më të fundit në Instastory, për të kuptuar se Jessica dhe Roberti janë më pranë se kurrë.

Nuk e dimë nëse ishte një udhëtim i planifikuar, por thjesht dyshojmë se s’mund të jetë rastësi.

Duket se diçka po ndodh mes tyre dhe të gjitha këto gjeste na lënë vend të mendojmë se dyshja po rikthehet! Të jetë vërtet ky një bashkim?

Loading...

Shpërndaj me

Loading...