Një studim shkencor, publikuar dje, ka konfirmuar Ritalinën, si medikamentin më të mirë për kurimin e çrregullimeve të vëmendjes, por vetëm tek fëmijët dhe për një kohë të shkurtër.

Ritalina është marka më e njohur nën emrin e të cilës është shitur methylphenidate, një stimulant psikologjik shumë i fuqishëm, që favorizon përqendrimin. Konkurentët e saj quhen Concerta, Foquest, Medikinet apo Quasym.

Ky medikament mbetet kontravers për shkak të efekteve anësore, psikologjike (dhimbje koke, gjendje gjumi, të vjella, probleme kardiovazkulare) ose fizike (luhatje të humorit dhe oreksit).

“Në SHBA rreth 9% e 10-14 vjeçarëve kanë marrë në vitin 2012 një trajtim kundër mungesës së vëmendjes me ose pa hiperaktivitet (TDAH)”, sipas vlerësimeve të studiuesve europianë në 2017.

“Ndryshimet e mjedisit dhe mosmarrja e medikamenteve duhet të parashikohen të parat, por medikamentet luajnë një rol të rëndësishëm”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në revistën “The Lancet Psychiatry”.

Ky përfundim doli nga provat e ndryshme të trajtimeve tek 14 000 fëmijë dhe adoleshentë dhe 10 000 të rritur, në 12 javë.

“Të gjitha medikamentet kanë qenë shumë më efikase për të kontrolluar simptomat e TDAH”, theksuan autorët e studimit në një komunikatë.

Shpërndaj me