Këngëtarja shqiptare Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për të bërë xhirimet e klipit të ri, kur ka marrë një surprizë shumë e këndshme. Kjo pasi babai i saj, Besnik Sahatçiu, ka shkuar ta vizitojë atë në mes të xhirimeve pa paralajmëruar për ardhjen e tij. E lumtur nga kjo surprizë, Rita ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqte babanë e saj. “Babai im më surprizoi mua, jam vajza më me fat ndonjëherë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e këtij postimi. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit është e angazhuar edhe si anëtare jurie në formatin shumë të ndjekur në Britani të Madhe, “The Masked Singer”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...