Ylli me famë botërore Rita Ora u takua sërish me Princin William në Londër në kuadër të një aktiviteti bamirës. Këngëtarja e famshme performonte në 50 vjetorin e Centrepoint, një shoqatë që ndihmon të pastrehët. Në mbrëmjen gala ishte pjesëmarrës edhe Princ William që e ka përzemër këtë aktivitet që kur ka qenë fëmijë, pasi së bashku me vëllain dhe nënën e tyre Princes Diana ndihmonin të pastrehët nëprmjet kësaj shoqate.

Pak para performancës Princi William dhe Rita Ora u përshëndetën ngrohtësisht njëri me tjetrin duke u komplimentuar gjithashtu.

Në këtë mbrëmje Rita ora ishte e shoqëruar edhe nga nëna e saj Vera Ora.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...