Prezantuesja e emisionit të mëngjesit në Alsat, Rita Behadini, ishte e ftuar në emisionin Pasdite për të treguar detajet nga vizita e Presidentit të vendit Stevo Pendarovski, për shkak të aktiviteteve të saj humanitare që ka realizuar për disa vite. Rita u shpreh e emocionuar dhe tha se të të vizitojë presidenti në shtëpi për punën tënde është kënaqësi dhe nder njëkohësisht.

Prezantuesja tha se ishte e nervozuar derisa protokolli kishte rrethuar shtëpinë e saj, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe fakti që presidenti ka vlerësuar punën e saj, i jep akoma më tepër motiv për të vazhduar më tej me këtë punë.

Stevo Pendarovski këto ditë është takuar me disa aktivistë që kanë realizuar projekte në të mirë të komunitetit duke i takuar ata nga afër dhe duke biseduar për problematikat që vazhdojnë të shqetësojnë shoqërinë.

Për më tepër ndiqeni videon e emisionit në faqen tonë në Facebook

Loading...

Shpërndaj me

Loading...