Marijan Risteski nga nisma “Stop Përmbaruesve” në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat tha se ligj për shlyerjen e normave të interesit nuk është  funksional. Risteski theksoi se nëse Ministria e Drejtësisë nuk jep propozim konkret për çështjen e përmbaruesve, ata do të fillojnë  me protesta ekstreme.

“Kërkojmë që të ndërpritet ky përmbarim kriminel, të ndërpritet kjo vjedhje që e bëjnë përmbaruesit lidhur me noterët dhe gjykatësit sepse durimi i popullit është në fund, nuk kanë nerva dhe financa, ata vazhdojnë edhe më tutje pa mëshirë duke kryer përmbarim kriminel. Siç thatë edhe ju, çdo të marte numri rritet vazhdimisht, kam frikë se protestat do të marrin dimensione më radikale, ka kërkesa të ndryshme. Vet zv/ ministri e din kur bisedojmë, ndodh që të ndizen makinat e përmbaruesve, është paralajmëruar se do të ketë protesta ekstreme. Shpresoj që më në fund do të gjendet zgjidhje për këtë problem. Ne kërkojmë propozime konkrete e jo propozime. E shihni që kaloi kohë e gjatë, për fat të keq sollëm ligj për shlyerjen e normave të interesit, por nuk funksionon. Kërkojmë të vendoset rend në këtë përmbarim kriminel”-pohoi Risteski.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...