Qeveria u bën thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin rishikimin e buxhetit. Për LSDM-në, riorganizimi i thesarit të shtetit synon një standard më të lartë jetese dhe rritje dhe zhvillim më të madh ekonomik.

“Pas disa viteve rishikimi i buxhetit bëhet jo për të rritur deficitin buxhetor, por përkundrazi, deficiti mbetet në 2.5% të parashikuara, që është historikisht më i ulëti në dhjetë vitet e fundit. Me rishikimin ne mbështesim masa që janë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë, kështu që ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin rishikimin e buxhetit për vitin 2019 – deklaroi Fatmir Bytiqi, LSDM.

Për opozitën, rishikimi është një masë populiste e blerjes së votave. Sipas VMRO-së, kthimi i parave tek qytetarët është vetëm një manipulim.

“Në vend të masave populiste, roli i vërtetë i shtetit është përmes ndërtimit të institucioneve të forta, infrastrukturës funksionale, arsimit cilësor, shëndetësisë më të mirë, mbështetjes të mirëfilltë për sektorin privat, nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, rritjen e kapacitetit të ekonomisë reale, përmirësimin e standardeve të jetesës, dhe të krijojë kushte më të mira jetese për qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Debati për rishikimin e buxhetit vazhdon të hënën në komisionin amë parlamentar. Janë paraqitur rreth 400 amendamente, të cilat duhet të rishikohen brenda 10 ditësh.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...