Më së voni deri në tetor do të publikohet rishikimi i buxhetit për këtë vit. Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi tha se shërbimet në ministri tashmë po bëjnë analizë e cila do duhet të tregojë rrjedhën e investimeve kapitale. Elezi konkonkretisht nuk u përgjigj në pyetjen, kush është kompetent për rishikimin, ajo apo kryeministri Zoran Zaev i cili u shpall si përgjegjës për Ministrinë e Financave derisa të emërohet ministri i ri.

E dini se ministri i financave është mes institucioneve më të fuqishme në shtet dhe ministri i financave i ndjek politikat e planifikuara nga Qeveria. Ne në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi agjendë dhe sipas saj ne në koordinim me kryeministrin i cili është kompetent për realizim dhe aktivitete për të gjitha dokumentet strategjike, projekte dhe programe të Qeverisë”. – theksoi Shirete Elezi, zëvendësministre e financave

Elezi nuk tregoi nëse për shkurt kohë do të ministër të ri. Tha se ky është vendim politik dhe për përgjigje na drejtori tek ai që vendos kush do ulet në kolltukun e Ministrisë. Rishikimi i vitit të kaluar të buxhetit do mbahet mend për atë se 50 milionë euro para që mbetën pa u shpenzuar për realizimin e investimeve kapitale, përfunduan për pagesën e borxheve të komunave. Edhe këtë vit të dhënat zyrtare të Ministrisë tregojnë se po përsëritet realizimi katastrofal i investimeve kapitale. Në gjysmë të vitit të kaluar, ato janë në nivel të realizimit vetëm prej 20%.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...