Ministrja e re e Financave Nina Angelovska, u përpoq t’u shpjegojë ligjvënësve se ku do të ndahen paratë përmes rebalancit të buxhetit. Sipas saj, do të sigurohen më shumë para për rritje të pagave në sektorin privat dhe publik, shpërndarje të fondeve aty ku ka efikasitet më të madh dhe ku mund të arrihen efekte më të mëdha ekonomike.

Qëllimet e vendosura për vitin 2019 tërësisht janë destinuar në funksion të arritjeve të prioriteteve kyçe të shoqërisë. Rritja më e lartë e pagave për rritje të ekonomisë, rritja e punësimeve produktive, ngritja e standardeve jetësore të popullatës, arritja e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikimin e proceseve integruese për në NATO dhe BE – deklaroi Nina Angellovska- ministre e financave.

Kritika të ashpra për rishikimin arritën nga opozita. Shkurtimi i mjeteve në arsim, mos- realizimi dhe shkurtimi i mjeteve të investimeve kapitale, sipas opozitës, tregon se institucionet nuk janë funksionale.

Nëse nuk realizohet gazifikimi dhe infrastruktura hekurudhore, kjo përqindje e realizimit të investimeve kapitale mund të jetë njëshifror, këtu bëhet fjalë për projekte ku më herët ka filluar realizimi. Jo rastësisht, edhe me këtë rishikim, 53 milionë euro nga shpenzimet kapitale për ndërtimin e shkollave, çerdheve, konvikteve e kështu me radhë ndërsa miratoni plus 69 milionë euro për shpenzimet rrjedhëse. Kjo është kështu, sepse thjesht institucionet nuk funksionojnë në nivelin që duhet – u shpreh Dragan Cuklev- deputet i VMRO DPMNE-së.

Angelovska u pajtua me opozitën se duhet më mirë të planifikohet rishikimi i fondeve për investime kapitale, por për shkurtimet e planifikuara të 53 milionëve për investime kapitale thotë se bëhet fjalë ridestinimin e tyre atje ku është më e nevojshme. Opozita fajësoi gjithashtu edhe për rritjen e borxhit publik. Borxhi shtetëror përfshirë korrikun ka arritur në 4.7 miliardë euro ose 38.4% të Prodhimit Bruto Vendor ndërsa borxhi publik arriti në 5.3 miliardë euro ose 46.6%.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...