Qeveria i dha dritë jeshile rishikimit të buxhetit për vitin 2019. Nga aspekti i të ardhurave dhe shpenzimeve e shkurtoi buxhetin minimalisht, për disa milionë euro. Pësuan investimet kapitale. Janë ulur për 50 milionë euro ose deri në fund të vitit planifikohet të shpenzohen 370 milionë euro. Reduktim më të madh ka në hekurudhë, ndërsa pësuan edhe projektet në Ministrinë e Arsimit.

157 milionë denarë te Universiteti Nëna Terezë janë lënë aty nuk e di 50-60 milionë, ajo që mund të realizohet deri në fund të vitit, pjesa tjetër vazhdon vitin e ardhshëm…- tha Zaev.

Por, kryeministri Zaev, i cili i ndihmoi ministres së re të Financave, Nina Angellovska gjatë prezantimit të arkës së rishikuar shtetërore, theksoi se janë siguruar para për shkollë të re në Reçice të Vogël ku mësojnë një mijë fëmijë. Zaev tha edhe atë se me rishikimin janë ndarë 6,5 milionë euro për subvencionimin e rritjes së pagave deri 6.000 denarë në sektorin privat. Këto para do të ndahen për muajt nëntor dhe dhjetor, prej kur do të hyjë në fuqi kjo masë. Zaevi theksoi se nëse një pronar i ndërmarrjes nga sektori privat e rritë pagën prej 600 deri 6000 denarë, do të mund të marrë subvencione, përkatësisht për këtë shumë do të paguhet vetëm tatim personal, ndërsa shteti do t’i paguajë kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor për rritjen.

Kjo masë ka të bëjë me cilëndo kompani. E vogël, e mesme, e madhe, cilado, nga cilado industri. Nëse vendosë që t’i rritë pagat, deri 100 euro të rritjes, ne do t’i substituojmë kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional, pa marrë parasysh bazën në të cilën kanë dhënë pagë deri tani- theksoi Zaev.

Kjo masë do të vlejë për të gjithë 610.000 të punësuarit në sektorin privat dhe do të zgjasë tre vite. U sqarua edhe ajo se është përpiluar një sistem për të pamundësuar manipulime, në kuptimin e asaj që punëdhënësit tani t’i ulin pagat, e pasi të fillojë zbatimi i kësaj mase të paraqesin rritje, për të fituar subvencion. Do të merret parasysh mesatarja tremujore e pagave edhe atë me siguri për qershorin, korrikun dhe për gushtin. Ministrja e Financave konsideron se kjo masë nuk është amnisti e butë fiskale për të gjithë ata që deri tani kanë paguar pagën në dorë.

Presim që pas përfundimit të masës, ndërkohë do të krijohet klimë e volitshme afariste që kompanitë të mund t’i mbajnë edhe më tutje të paguajnë kontribute që më të tutje të ketë implikime fiskale pas përfundimit të masës…- tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Me rishikimin janë siguruar edhe para për të blerë pjesën e Makpetrol-it nga gazsjellësi GAMA, me çka shteti do të bëhet pronar i vetëm i kësaj infrastrukture. Qeveria, gjithashtu është optimiste për rritjen e ekonomisë dhe konsideron se bruto prodhimi vendor sivjet në vend se 3,2 do të jetë 3,5 për qind.

Goran Temenugov 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...