Piloti spanjoll Alex Rins fitoi garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP, garë që u zhvillua në pistën e Austin. Ky ishte suksesi i parë i Rins në Moto GP, me motorin “Suzuki”, që arriti të triumfojë në një pistë të vështirë. Në vendin e dytë u rendit legjenda Valentino Rosi me “Yamaha”, ndërsa i treti u klasifikua Xhek Miller me “Ducati Pramac”. Kampioni i botës, spanjolli Mark Markez , u rrëzua me Hondën e tij në mesin e garës, teksa ishte duke e kryesuar atë. Një gabim e nxori jashtë piste Markezin, që i dëshpëruar tentoi të rikthehej në garë, por pa sukses. Nga ai moment ishte Rosi që dominoi garën, por 4 xhiro nga fundi Rins e sulmoi dhe parakaloi. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Moto GP, pas 3 garave të para kryeson italiani Andrea Dovizioso me “Ducati” me 54 pikë, 3 më shumë se Rosi, i dyti. Ndërsa Aleks Rins, me triumfin e sotëm, ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...