Revista e njohur e boksit “Ring Magazine” ka publikuar renditjen e boksierëve të peshës së rëndë. Në krye të kësaj renditje ndodhet boksieri britanik Tajson Fjuri, që një javë më parë fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj suedezit Oto Uallin. Në vendin e dytë të kësaj renditje ndodhet boksieri amerikan Deontej Uajllder, kampioni i botës në këtë Divizion në kategorinë VBC. Në podium edhe kampioni tjetër i botës, meksikani Endi Ruiz Jr, ndërsa në vendin e katërt ndodhet një tjetër britanik, Enthoni Xhoshua. “Ring Magazine” ka publikuar të plotë renditjen deri në vendin e 10-të. Kështu, nga vendi i pestë deri në të dhjetin janë këta boksierë: Dillian Uajt, Luis Ortiz, Aleksander Povektin, Xhosef Parker, Adam Kovnacki, Kubrat Pulev.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...