Vetëm pak muaj më parë, reperja Rina Balaj u zhduk nga rrjetet sociale pa lajmëruar askënd më parë, ndërkohë që të gjithë fansat u bënë merak për reperen.

Menaxheri i saj, Met Elshani u shpreh se Rina kishte vendosur të bënte një pauzë në muzikë, mirëpo më pas u njoftua se reperja në fakt i kishte shkëputur marrëdhëniet me kompaninë “On Records”.

Arsyet e largimit të saj nuk u bënë të ditura për publikun, megjithatë përfaqësuesja e “On Records”, Edona Gashi, ka akuzuar Rinën teksa ishte e ftuar në “ëhy Not” në “RTV Ora”.

Sipas saj, Rina ka mashtruar kompaninë e cila e ka bërë të famshme, për të nisur e vetme karrierën me të dashurin e saj, Sin Boy.

“Po e them këtu publikisht, Rina nuk është larguar nga “On Records”, ajo ka tentuar ta mashtrojë kompaninë. Kompani e cila e ka sjellë në jetë, sepse kur Rina ka ardhur, nuk e ka pasur një vend për t’u futur në “On Records”, sepse “On Records” e ka pasur një artiste shumë të mirë dhe të talentuar, Kidën. Por ka pasur fatin dhe me largimin këngëtares që u fut ajo. E kanë mirëpritur të gjithë. Rina ka bërë një kerkesë në kompani, që dëshiron të bëjë pause, më pas del që ajo do të tërhiqet tërësisht nga muzika. Ajo thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë. Ajo u shpreh se do të lejë krejt muzikën, ka probleme familjare etj. Ajo thjesht ka planifikuar karrierën e saj në muzikë vetëm me të dashurin e saj solo”-është shprehur përfaqësuesja e “On Records”.

Rina ende nuk ka reaguar pas akuzave të Edona Gashit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...