Los Anxhelos Klippers barazoi shifrat në 1-1 në fitore , duke fituar sfidën me rezultat 135-131 në fushën e kampionëve të Golden Stejt. Ndeshje ishte e dominuar nga basketbollistët e Golden Stejtit , që u shkëputën deri në 30 pikë, por në fund erdhi përmbysja e ekipit nga Los Anxhelosi. Barazohet 1-1 edhe seria e çerekfinaleve mes Filadelfisë dhe Bruklinit. Skuadra e Filadelfisë, fitoi 145-123 ndaj Bruklin Nets, në një ndeshje spektakolare. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Filadelfias u shkëput në pjesën e dytë. Gjashtë lojtarë të Fhiladelfias realizuan mbi 10 pikë, me Embiid që realizoi 23 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Simons, që realizoi një “triple double” (18 pikë, 10 kërcime e 12 asist).

Loading...

Shpërndaj me