Diva e muzikës pop Rihanna në një intervistë për prestigjiozen “Vogue” ka rrëfyer se ka gati albumin e ri. Këngët janë frymëzuar nga muzika rege, dhe pritet të prezantohen se shpejti. Këngëtarja e cila është e angazhuar edhe në projekte të tjera, ka rreth tre vite që nuk sjell këngë të reja.

Diva e popit Rihanna është gati për të prezantuar albumin e ri muzikor.

“Nuk do të jetë një album tipik, ashtu si e njohim regen. Por elementët e reges do të ndihen në të gjitha kompozimet”, u shpreh Rihanna.

Ajo nuk dha një datë se kur do prezantohen këngët e reja por foli për lidhjen e saj me muzikën

“Muzika është, si një kod me të cilin komunikoj me botën. Është gjuha e veçantë që më lidh me njerëzit. Nëse unë nuk bëj muzikë do të thotë se kam ndërprerë komunikimin me botën”, u shpreh ajo.

Rihanna është bërë gjithashtu pjesë e filmit “Oqeani 9” dhe po punon paralelisht për të prezantuar linjën e saj të veshjeve dhe të produkteve të bukurisë

Loading...

Shpërndaj me

Loading...