Natali Portman është rikthyer në skenë në përbërje të ekipit Marvel Cinematic Universe.

Fituesja e Oskar do të debutojë me rolin e gruas së  Zotit të rrufesë në filmin e katër ku do të bashkohet me ekipin e Kris Hemsvorth pas tri vazhdimeve që kishte ai në rolin e Thor, ajo u paraqit në dy vazhdimet e para por në të tretin “Thor: Ragnarok”, pothuajse nuk ishte e pranishme.

Filmi i ri ‘THOR: Love and Thunder’ do të jetë vazhdimi i katër i kësaj sage filmike, mirëpo për herë të parë Zoti i rrufesë do të ketë një grua, e kush tjetër pos Natali Portman.

Portman ka arritur në skenën e Sand Diegos të Shtunën për të kumtuar lajmin, ajo ishte në shoqëri të drejtorit të filmit Taika Waititi dhe yjeve Kris dhe Tessa ku ajo mori në dorë çekanin e famshëm të THOR-it.

“Gjithmonë kam pasur varësi nga çekani” – ishte shprehur Portman./Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...