Pas eliminatoreve të EURO 2020, të martën (17 shtator) rikthehen sfidat evropiane me zhvillimin e ndeshjeve të raundit të para në grupe të Ligës së Kampionëve. Dy ndeshje do të nisin në orën 18.55, ndërsa 6 të tjerat në terminin e ri të Ligës së Kampionëve, në orën 21.00. Nxitjet e Ligës së Kampionëve, do të nisin në Milano dhe Lion, ku skuadra e Interit do të mirëpret Sllavia Pragën dhe Lioni do të sfidojë Zenitin. Kampioni aktual, Liverpulli, nis mbrojtjen e titullit në terrenin e Napolit, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jenë edhe takimet: Çellsi – Valenci dhe Borusia Dortmund – Barcelona. Nën hije të këtyre takimeve , Benfika përballet me Lajpcigun, Ajaksi sfidon Lillën dhe Sallzburgu mirëpret Genkun.

Kampionët – Grupi E, F, G dhe H

Interi – Sllavia Pragë (18.55)

Lion – Zeniti (18.55)

Napoli – Liverpulli (21.00)

Çellsi – Valencia

Borusia D. – Barcelona

Benfika – Lajpcigu

Ajaksi – Lilla

Salzburgu – Genk

Loading...

Shpërndaj me

Loading...