Rihanna do publikojë një libër autobiografik. Këngëtarja planifikon të nxjerrë librin e titulluar “Rihanna” këtë muaj. Fansat e ylli të muzikës do kenë mundësinë të kenë në duart e tyre më shumë se 1000 imazhe në 504 faqe.

Disa nga fotot e saj nuk janë parë kurrë më parë dhe dokumentojnë jetën e Rihannës, që nga periudha para famës deri në ditët e sotme.

Ndërkohë vetë këngëtarja mezi po pret të publikojë librin.

“Jam e emocionuar të ndaj me ju këtë koleksion imazhe të pabesueshme. Po punojmë me librin për më shumë se 5 vite dhe jam shumë e lumtur që më në fund po arri ta ndaj me ju të gjithë”, shprehet Rihanna.

Libri do publikohet më 24 tetor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...