Këngëtarja Rihanna e ka paditur babain për tregti të paligjshme në emër të markës së saj “Fenty”.

Këngëtarja Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, e ka hedhur në gjyq babain e saj duke e akuzuar për mashtrim.

Ylli i hitit ‘Diamonds’ ngriti një padi në Gjykatën Federale Amerikane në Los Anxhelos të martën duke akuzuar Ronald Fenty dhe dy partnerë biznesi për mashtrim dhe reklama të rreme për talentin dhe kompaninë e saj të prodhimit “Fenty Entertainment”.

Rihanna, e lindur në Barbados, që përdor markën “Fenty” për të shitur kozmetikë, të brendshme dhe atlete, i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për të ndaluar babanë e saj së përdori emrin Fenty, si dhe kërkon një sasi të papërcaktuar dëmshpërblimi, shkruan Reuters.

Loading...

Shpërndaj me