Franck Ribery i mbaron kontrata në fund të sezonit me Bayern Munich dhe mund të largohet me parametra zero. Por francezi dëshiron të qëndrojë te bavarezët duke i shprehur dashurinë klubit. “Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës time, kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj.I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bayernin, duke zgjedhur një klub tjetër“, ka thënë Ribery duke dërguar sinjale të qarta te kryesia e klubit. Ribery është rikthyer te goli kohët e fundit teksa ka shënuar 4 gola në muajin dhjetor. Ai është pjesë e kampionve të Gjermanisë prej viti 2007 duke zhivilluar 264 ndeshje në Bundesligë teksa ka shënuar dhe 84 gola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...