Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë.

Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të procesuara.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85 përqind të vendvotimeve të numëruara janë: Mitrovicë e Veriut: Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%) Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%) Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok: Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%) Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%) Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%) Leposaviq: Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%) Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%) Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%) Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%) Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...