Përpjekje e re për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Tanimë disa vite me radhë qytetarët dëgjojnë për rregullimin e vitrinave dhe rikonstruimin e çarshisë, por realizimi në terren deri më tani nuk duket askund. Pushteti qendror dhe ai lokal përsëri përpiqen ta rikthejnë origjinalitetin dhe shkëlqimin e kësaj pjese të Shkupit. Është nënshkruar marrëveshje e re për rregullimin e vitrinave.

Si kontraktor është zgjedhur kompania Konstruktor. E derisa shteti rregullon vitrina, esnafi i çarshisë kërkon t’u sigurohen kushte elementare për punë. Nuk ka parking dhe nuk ka as siguri adekuate.

Para zgjedhjeve kemi pasur një marrëveshje të nënshkruar me Zoran Zaevin, me kryetarin e Shkupit Shilegov, ishin 14 pika, jetike për çarshinë që duhej të fillohej në faza, ndërsa tani nuk jemi as në fazën e parë – deklaroi Bejtulla Morina, kryetar i shoqatës “Esnaf”.

Ndryshe, vitrinat e dyqaneve duhej të unifikoheshin dhe rinovoheshin që në vitin 2015. Deri më tani kjo është bërë në vetëm 49 objekte, ndërkohë që në çarshi ka rreth 700 dyqane.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...