Qendra rajonale e Shëndetit Publik në Ohër njofton se uji i turbullt në ujësjellësin e Strugës është dyfish më e madhe sesa niveli i lejuar. Nga atje apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Pasi që vazhdimisht përsëritet problemi me ndotjen e ujit, mund të them se nuk ndërmerret asgjë. Ne vetëm shohim se cila është cilësia e ujit dhe në bazë të kësaj mund të supozojmë se nuk është zgjidhur, se nuk është punuar në këtë rast, që uji të jetë i pastër në çdo kohë”-tha Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik.

Edhe qytetarët e Strugës janë të revoltuar.

“Problemi është në organizimin dhe në kryetarin e Komunës. Kryetari i Komunës duhet të ndërmarrë masa. Por, sipas të gjitha gjasave nuk ndërmerren masa”

Nga ndërmarrja publike e ujësjellësit “Proakva” informojnë se ekipet e tyre i kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për pastrimin sa më të shpejtë të sistemit ujësjellës. Sigurojnë se së shpejti situata do të normalizohet dhe uji do të jetë i sigurt për pije. Por, deri atëherë ai duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe teknike, e assesi për pije. Herën e fundit një situatë e këtillë ka ndodhur edhe në fillim të majit të këtij viti, rregullisht pas reshjeve të shiut.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...