Nga kompania farmaceutike Replek, kërkuan që deputetët menjëherë t’i miratojnë ndryshime në Ligjin për drogat, me të cilat do të mundësohet eksportimi i luleve të kanabisit jashtë vendit. Kështu, nga kompania besojnë se ekonomia e Maqedonisë do të ringjallet në mënyrë drastike dhe do të rritet standardi i jetesës së qytetarëve. Ata thonë se kanë dëshmi që klima e Maqedonisë është shumë e favorshme për kultivimin e kanabisit. Replek është kompania e parë e Maqedonisë, që katër vite radhazi i tregton produktet e saja të kanabisit në tregjet ndërkombëtare në Gjermani dhe Australi, dhe së fundmi, tregu më i ri që e pushton me produktet Kanoil janë Shtetet e Bashkuara.

Kanabisi ynë është më i miri në botë, me cilësi më të mirë. E meta jonë e vetme është, që ne do të krijojmë fusha kanabisi, por nuk kemi asnjë dokumentacion. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Me këto dokumente do të mbështesim cilësinë e kanabisit”-tha Ivan Tuxharov, drejtor ekzekutiv i Replek Farm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...